Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Gashi: Haradinaj e Limaj bën maksimiumin që Kilaj të jetë pjesë e listës për kandidatë

Gashi: Haradinaj e Limaj bën maksimiumin që Kilaj të jetë pjesë e listës për kandidatë

Jakup Gashi bashkëpunëtor i ngushtë i Isni Kilajt i ftuar në emisionin ‘N’PULTt’, ka folur rreth arrestimit të parë dhe dytë të Kilajt.

Bashkëpunëtori i ngushtë i Isni Kilaj, Jakup Gashi, në emisionin ‘N’PULT’, ka falenderuar Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj për kontributin e tyre që Isni Kilaj të mbetet në listë dhe garën për deputetë.

Dua të falenderoj Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn të cilët kanë bërë çdo gjë të mundshme që Isnia të mbetet në listë dhe garën për deputetë, se ka pas edhe problematika të cilat janë krijuar gjatë momentit të arrestimit të Isniut që për të mos e lënë në listë garuese, por këta dy burra e kanë dhënë maksimumin që Isnia të jetë bë listën garuese të kandidatëve për deputetë me numër 137 dhe Isnia mban numrin 29. Këta dy liderë Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj e kanë dhënë maksimumin në tubim mbëstetjen për Isni Kilajn, se vota për Isniun është votë për luftën e drejtë të UÇK-së“, deklaroi ai./tvarbëria/

Gashi në ‘N’PULT’: Thirrja e Haradinajt dhe Limajt për mbështetje për Kilajn nuk është….