Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gashi: E vështirë që të miratohen ligje gjatë kësaj legjislature

Gashi: E vështirë që të miratohen ligje gjatë kësaj legjislature

Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Arben Gashi është shprehur se legjislatura e tanishme ka probleme dhe se përmes saj, nuk do të miratohen ligje të rëndësishme.“Problemet e kësaj legjislature dhe kësaj shumice parlamentare vazhdojnë.

Do të jetë e vështirë që të miratohen ligje gjatë kësaj legjislature, por gjithsesi ne si parti opozitare jemi në funksion të interesave të qytetarëve”, tha Gashi.

Ai thotë se LDK-ja do të votojë marrëveshjet ndërkombëtare, por se përsëri do të jetë e vështirë të miratohen ato.“Lidhja Demokratike e Kosovës e ka konfirmuar dhe vazhdon ta konfirmojë pjesëmarrjen në votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare që janë në të mirë të vendit”.

“Vazhdojmë të jemi në një situatë të paaftë të qeverisjes, dhe po ashtu kemi probleme në paraqitjen e vendit të ndërkombëtarët.

Një qeverisje e tillë nuk ka vend te ne”.