Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gashi dënon sulmin ndaj kryetarit të Pejës: Dhuna dëmton vlerat demokratike

Gashi dënon sulmin ndaj kryetarit të Pejës: Dhuna dëmton vlerat demokratike

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka dënuar sulmin e sotëm ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Ai ka vlerësuar në çfarëdo forme e dhunës është e papranueshme dhe dëmton vlerat demokratike.

Në profilin e tij në “Facebook”, Gashi ka kërkuar nga organet e rendit që drejtësia për këtë rast të vije në vend.

“Dënoj ashpër sulmin fizik ndaj Kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri. Dhuna, në çfarëdo forme, është e papranueshme dhe dëmton vlerat demokratike dhe qytetare të shoqërisë sonë. Qëndroj i vendosur në mbështetje të institucioneve dhe sundimit të ligjit, duke kërkuar që drejtësia të vihet në vend ndaj atyre që janë përgjegjës për këtë akt të rëndë. Në këtë moment të vështirë, i shpreh Kryetarit Muhaxheri solidaritetin dhe mbështetjen time të plotë”, ka shkruar Gashi.