Arben Gashi, deputet i LDK-së ka thënë se presidentja dhe kryeminsitri janë treguar kundërthënës lidhur me Marrëveshjen e Washingtonit.
“Ata që dikur thoshin se Marrëveshja e Washingtonit ishte kundërkushtetuese dhe tradhti kombëtare, sot e quajnë “arritje historike” dhe “sukses për Kosovën”.”, ka shkruar Gashi në Facebook.
Gashi ka shkruar edhe për gjendjen aktuale politike, për të cilën ka thënë se ka konfuzion e izolim.
“Sot, në vend të vizionit – ka konfuzion.
Në vend të besimit – ka pasiguri.
Në vend të aleancave – ka izolim.
Në vend të mobilizimit – ka apati.
Kosova meriton më shumë.
Qytetarët meritojnë lidership të qartë, përgjegjës dhe të besueshëm.”, ka shkruar tutje ai.