Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Gashi: Asnjë sindikatë nuk ka kontakte me këtë qeveri, është mbyllur dera e kësaj qeverie…

Gashi: Asnjë sindikatë nuk ka kontakte me këtë qeveri, është mbyllur dera e kësaj qeverie…

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës në Kosovë, Ali Gashi, në emisionin “N’PULT”, në TV Arbëria, me moderatorin Resim Morina, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mosbashkëpunim me sindikatat që veprojnë në vend.

Ai ka theksuar se bashkërisht me sindikatat e tjera kanë një bashkëpunim të mirë mes veti, por thekson se mungon komunikimi me Qeverinë e Kosovës.

“Asnjë sindikatë nuk ka kontakte me këtë qeveri, dhe mund të them që është mbyllur dera e kësaj qeverie dhe thjesht kjo qeveri as që don t’ia dijë që ekzistojnë sindikatat në Republikën e Kosovës.

Unë konsideroj se kjo qeveri nuk është e interesuar të formojë Këshillin Ekonomiko-Social,” ka thënë Gashi. /TV Arbëria