Blog Post

Arbëria TV > Bota > Garda Revolucionare Islamike e Iranit: Izraeli do të përballet me përgjigje të ashpër dhe të dhimbshme

Garda Revolucionare Islamike e Iranit: Izraeli do të përballet me përgjigje të ashpër dhe të dhimbshme

Izraeli do të përballet me një “përgjigje të ashpër” dhe “të dhimbshme” nga Irani për vrasjen e shefit të byrosë politike të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran, tha në një deklaratë Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.

“Pa dyshim, ky krim i regjimit sionist do të përballet me një përgjigje të ashpër dhe të dhimbshme nga fronti i fuqishëm dhe i madh i Rezistencës, veçanërisht Irani Islamik”, thuhet në deklaratë.

Izraeli nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se nuk i përgjigjet raporteve të mediave të huaja.