Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ganimete Musliu sulmon Edona Llalloshin për këngën kushtuar Albin Kurtit: E ke bastarduar folklorin shqiptar

Ganimete Musliu sulmon Edona Llalloshin për këngën kushtuar Albin Kurtit: E ke bastarduar folklorin shqiptar

Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj këngëtares dhe kandidates për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Edona Llalloshi, për këngën e saj kushtuar kryeministrit Albin Kurti.

Musliu ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku i është drejtuar drejtpërdrejt Llalloshit, duke i kërkuar që të turpërohet, pasi sipas saj, ajo ka “bastarduar një nga perlat e folklorit shqiptar”.

Në reagimin e saj, Musliu e fton Llalloshin që të shkojë në Çirez të Drenicës, duke pretenduar se atje mund të dëgjojë rrëfime se si, sipas saj, Albin Kurti ka refuzuar ta marrë pushkën gjatë luftës.

Ajo ka cituar edhe vargje me përmbajtje patriotike, duke nënvizuar se, sipas saj, largimi nga lufta është tradhti, ndërsa burrëria dëshmohet në sakrificë për atdheun.

“Dhe ti Edona Llalloshi, shko në Çirez të Drenicës e le të të tregojnë se si Albini e ka refuzuar ta kap pushkën për atdhe. Dëgjo edhe intervistat e Albinit, ku ai vetë deklarohet se nuk do ta prekë asnjëherë pushkën me dorë. Paske lënë nam, Edona Llalloshi. Turpërohu që e ke bastarduar një nga perlat e folklorit shqiptar”, ka shkruar Musliu.