Deputetja, Ganimete Musliu, ka reaguar lidhur me procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës duke e cilësuar të dështuar konkursin për këtë pozitë.
NJOFTIMI:
SOT DËSHTOI KONKURSI PËR BORDIN E RTK-së!
Nga 13 kandidatë, në intervistë u paraqitën vetëm 4: dy serbë, një boshnjak dhe një turk.
Asnjëri nga 6 kandidatët shqiptarë nuk u paraqit!
Kur të gjithë kandidatët shqiptarë bojkotojnë intervistimin, kjo nuk është më çështje konkursi. Është një sinjal serioz që kërkon përgjigje dhe përgjegjësi.
RTK-ja nuk meriton të jetë peng i politikes dhe papërgjegjësisë institucionale!