Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ganimete Musliu: Qytetarët po ia shohin hairin Bedri Hamzës ende pa u bërë kryeministë

Ganimete Musliu: Qytetarët po ia shohin hairin Bedri Hamzës ende pa u bërë kryeministë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka komentuar rritjen e pagave nga qeveria, duke thënë se qytetarët po ia shohin hairin Bedri Hamzës ende pa u bërë kryeministër.

Sipas saj, që nga kandidimi i Hamzës për kryeministër nga PDK-ja, qeveria po i “ngrit” pagat në sektorin publik.

“Bedri Hamzes kane fillu me ja pa hajrin qytetaret ende pa e marre zyrtarisht mandatin e Kryeministrit. Prej qe Partia Demokratike e ka kandidu per Kryeminister u mbyte duke  I “ngrite” pagat Qeveria. Ama qytetaret tash po numrojne Nentor, Dhjetor, Janar, BEDRI HAMZA”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Qeveria paralajmëroi se nga janari do të rriten pagat në disa sektorë, si Policët, infermierët, ushtarët, mësuesit e zjarrëfikësit.

 

Powered by WordPress