Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, tha se LDK-në po mundohen “me çky” të gjitha partitë, duke i kërkuar koalicion.
Geci thotë se populli herën tjetër le ta votojë LDK-në sepse pas zgjedhjeve të gjithë po i drejtohen asaj.
“Atëherë, populli i Kosovës heren tjetër le ta votojë LDK-në, sepse pas zgjedhjeve ju kanë flug LDK-së, si me pas votu krejt populli vetëm LDK-në”.
Postimi i plotë i Gecit, pa ndërhyrje:
Po mundohen me çky LDK-në
LVV po don koalicion me LDK-në.
PDK po don koalicion me LDK-në.
AAK po don koalicion me LDK-në.
Minoritetet po dojnë koalicion me LDK-në.
Serbet po dojn koalicion me LDK-në.
Nisma po don koalicion me LDK-në.
Atëherë, populli i Kosovës heren tjetër le ta votojë LDK-në, sepse pas zgjedhjeve ju kan flug LDK-së, si me pas votu krejt populli vetëm LDK-në.