Reperi dhe ish-banori i Big Brother, G-Bani, është përjashtuar nga festivali “Muaji i Mërgatës” që mbahet në Drenas, pas një deklarate të tij në TikTok që u konsiderua fyese ndaj qytetarëve të Kosovës.
“Po të dija që janë kaq racistë ndaj meje, nuk do të më ndjente as në ‘99-n”, kishte thënë ai në TikTok mes të tjerash.
Deklarata shkaktoi një valë reagimesh në rrjete sociale duke bërë që organizatorët e festivalit të anulojnë pjesëmarrjen e tij.
Avokati i festivalit Gent Gjini ka bërë të ditur për T7 se po shqyrtohet ndërmarrja e veprimeve ligjore ndaj G Banit.