Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Fytyrës me shqiponjë” i përmbushet ëndrra, shpërblehet nga Shqipëria

“Fytyrës me shqiponjë” i përmbushet ëndrra, shpërblehet nga Shqipëria

Shqipëria shpërblen tifozët e veçantë të Kombëtares Shqiptare tetë vite pasi u bë i njohur me imazhin e pazakontë: shqiponjën kuqezi në fytyrë.

Besmir Limani, ultrasi që u shfaq më një stil origjinal me simbolet kombëtare në Euro 2016, me rastin e ditëlindjes ka marrë si dhuratë nga presidenca e Shqipërisë pasaportën shqiptare.

Limani, nëpërmjet një postimi të shkurtër në rrjetet sociale, ka falënderuar Ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, për realizimin e kësaj ëndrra, duke premtuar se “Fytyra me shqiponjë” spikatë në stadiumet e Gjermanisë edhe në “Euro 2024”.

Ky është postimi i plotë i tifozit, Besmir Limani:

“I nderuari Ministër

Të faleminderit publikisht për realizimin e ëndrrës për pajisjen me pasaportë shqiptare.

Në Gjermani Euro 2024 unë, Besmir Limani, “Fytyra me shqiponjë”, udhëtoj edhe me dokument Kuq e Zi!

/TV Arbëria