Shkruan: Afrim Kasolli
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti edhe dje në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie, nuk la pa e përmendur projektin e tij për “Republikën e tretë”. Kosova sipas tij ka nevojë më shumë se kurrë për jetësimin e këtij modeli. Duke qenë së nuk kishte pasur asnjë rol në kohën e “Republikës së parë” (ndonëse në këtë rast edhe për arsye të moshës) siç e quante atë të viteve ’90, si Republikë e rezistencës, si dhe me një rol tërësisht margjinal në kohën e “Republikës së dytë”, pra këtu është fjala për shpalljen e pavarësisë në vitin 2008, dhe procesin e shtet-ndërtimit, të cilën e kishte definuar si “republikë e shitjes”, atëherë Republika e vërtetë ajo e treta do të mund të themelohej vetëm me të në krye shtetit. Ky fjalor politik që është që është i huazuar nga tradita politike franceze e pesë republikave, shihet qartë se është i motivuar nga pretendimi i Albin Kurtit, për t’i hapur vetës derën e munguar historike.
Megjithatë, kur kanë kaluar më shumë se katër vite që kjo parti ndodhet në pushtet thuajse janë bërë të qarta konturat e këtij modeli republikan. E fytyra e tij ka spikatur në masë të madhe veçanërisht pas përfundimit të zgjedhjeve 9 shkurtit.
Atë e karakterizon radikalizmi sa më shumë që të jetë e mundur i doktrinës së kaosit politik dhe juridik, derisa në fund të mos mbetet asnjë instancë e besueshme juridike dhe politike vend, pos asaj që e përfaqëson Lëvizja Vetëvendosje, si burimi i vetëm normativ publik i së “vërtetës, dhe së drejtës” në krye me Albin Kurtin.
Në këtë kontekst, mbajta peng e konstituimit të Kuvendit nuk është asgjë tjetër pos pjesë e asaj mendësie që e agravon zhgënjimin e qytetareve në institucionet demokratike përfaqësuese, si dhe krijim të kushteve për qeverisje pa asnjë pengesë parlamentare.
Edhe sulmet ndaj sistemit juridik, me theks të vecantë ndaj Gjykatës Kushtetuese qëndrojnë në themel të këtij skenari. Ato nuk duhet të shihen si mbetje të regjimit të vjetër, prandaj e mbartin një “mëkat origjinal”. Me këtë rast besimi në to duhet të zbehet sa më shumë që të jetë e mundur edhe të shihen si një e keqe që duhet të çrrënjoset. E tillë ishe dje gjuha e përdorur ndaj masës së përkohshme të Gjykatës Kushtetuese.
Në fakt mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie nuk ishte asgjë tjetër, pos një shfaqje teatrale për sulme të orkestruar ndaj këtij institucioni, deri sa në fund të devalvohet plotësisht roli i saj në sytë e qytetarëve të Kosovës. Për të qenë sa më i besueshëm ky mision kësaj herë kjo parti është duke vepruar në mënyrë më të sofistikuar.
Fushata “profesionale” e ish anëtarëve të saj sikurse Kadri Kryezi e Gjyljeta Mushkolaj nëpër studio televizive, tashmë vetëm po amplifikohet nëpër paradat propagandistike të këtij subjekti politik. Kushdo që e ka lexuar një status në rrjetin social të ish-nën kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, për masën e përkohshme të ilustruar më fotografinë e Avni Rrustemit mund ta vërej ngjashmërinë me pohimet djeshme të ish-krye parlamentarit Konjufca mbi tradhtinë eventuale shtetërore të anëtarëve të Gjykatës Kushtetues