Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Fyen e kanosë nënën e tij, nën pranga një person në Klinë

Fyen e kanosë nënën e tij, nën pranga një person në Klinë

U arrestua e më pas edhe dërguar në mbajtje një person me të meta mendore në Klinë.

Sipas raportit të policisë, ai nuk respektoi, përkatësisht shpërfilli vendimet e gjykatës, me ç’rast detyroi intervenimin e autoriteteve.

“Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar, i cili kishte çrregullime mendore, e ka fyer dhe më pas e ka kanosë edhe nënën e tij. Palët e cekura edhe më parë kanë raportuar rast të dhunës në familje dhe për këtë gjykata ka lëshuar urdhër mbrojtës. I dyshuari është arrestuar ku ndaj të njëjtit janë hapur rastet dhunë në familje dhe mospërfillje e gjykatës. Me vendim të prokurorit  i dyshuari dërgohet në mbajtje.”