Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Profesori universitar: Festat nuk duhet të përdoren si rast për falsifikime të historisë dhe politikës

Profesori universitar: Festat nuk duhet të përdoren si rast për falsifikime të historisë dhe politikës

Profesori universitar dhe njohësi i çështjeve politike, Milazim Krasniqi ka thënë se festat shtetërore e kombëtare janë rast për reflektim për të parë nëse janë shteti e kombi në rrugën e duhur.

Poashtu ai konsideron se festat nuk duhet i përdour për propaganda politike.

“A jetojnë njerëzit më mirë, a janë më të kënaqur. Në këtë aspekt, festat mund të kenë ndikim motivues dhe edukues. Qëllimi i festimeve duhet të jetë mobilizimi dhe organizimi i mëtejshëm më i mirë shtetëror e kombëtar Festat nuk duhet të përdoren si rast për falsifikime të historisë e për propagandë politike”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook.

/TV Arbëria