Manchester United ka vendosur ta shes mesfushorin e tyre, Scott McTominay.
Sipas asaj që raporton gazetari turk, Emre Kaplan, McTominay ka arritur marrëveshje me klubin e Galatasarayt.
Mefushori skocez pritet të transferohet te klubi nga Superliga e Turqisë dhe të fitoj plotë 5.5 milionë euro në vit.
27-vjeçari është i interesuar të ketë më shumë minuta në këmbët e tij dhe kështu e ka zgjedhur skuadrën e Galatasarayt për ta treguar potencialin e tij.
🚨 Scott McTominay has agreed personal terms with Galatasaray on a contract worth €5.5m per year.
Negotiations have been ongoing with Manchester United on a fee for a long time.
(Source: @emreekaaplan) pic.twitter.com/SBTxVzxP5i
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) July 31, 2024
Skocezi është lojtar i akademisë së Manchester Unitedit pasi që nga viti 2013 është pjesë e saj.
Vlera e tij sipas sajtit “Transfermarkt” është plotë 32 milionë euro, kurse transferimi i tij në Galatasaray ende nuk dihet se sa do të jetë.
Vlen të përmendet se lojtari kontratë me “djajtë e kuq” ka vetëm deri në vitin 2025.
Gjatë kësaj vere ofertë për të ka bërë Fulhami, por që është refuzuar nga United për shkak se ishte e ulët.