Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Futbollistët e Turqisë festuan me 300 donerë kualifikimin në çerekfinale të Kampionatit Evropian

Futbollistët e Turqisë festuan me 300 donerë kualifikimin në çerekfinale të Kampionatit Evropian

Futbollistët e Turqisë kanë festuar kualifikimin në çerekfinale të Kampionatit Evropian, duke porositur 300 donerë qebabë.

Siç raporton ”BILD”, një porosi e madhe u bë në hotelin e tyre me katër yje, pasi kaluan në çerekfinale.

“Më telefonuan dhe dikush tha se isha menaxheri i ekipit të Turqisë dhe do të doja të porosisja 300 qebapë. Do t’i doja për tre orë. Mezi mund ta besoja.”, thanë për gazetën gjermane nga restoranti ku u bë porosia.

Skuadra e Vincenzo Montellas eliminoi Austrinë në 1/16 e finales duke e mposhtur me rezultat 2-1.

Ata festuan fitoren duke refuzuar ushqimin e shëndetshëm që hanë zakonisht futbollistët dhe në vend të tyre shijuan qebapët.

Në çerekfinale Turqia do të përballet me Holandën, ndeshje e cila zhvillohet të shtunën me 6 korrik.

Powered by WordPress