Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Fushë – Kosovë, vdes një grua pasi ra nga lartësia e një objekti

Fushë – Kosovë, vdes një grua pasi ra nga lartësia e një objekti

Një grua ka rënë nga lartësia e një objekti në rrugën “Tahir Zemaj” në Fushë-Kosovë, që për pasojë ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:20, kemi pranuar informatën se një person (femër) ka rënë nga një objekt në rrugën “Tahir Zemaj”, në Fushë Kosovë dhe e njëjta ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha ajo.