Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Fushë – Kosovë/Prindërit i raportojnë të zhdukura dy vajzat e tyre

Fushë – Kosovë/Prindërit i raportojnë të zhdukura dy vajzat e tyre

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy vajza janë raportuar të zhdukura në Fushë – Kosovë.

Sipas njoftimit, raportimin e kanë bërë prindërit e të miturave.

“Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 04.07.2025-19:56. Me datë 09.07.2025 dy ankues -prindër, kanë raportuar se, me datën e cekur vajzat e tyre të mitura, kanë dalë nga banesat e tyre dhe së bashku dyshohet se kanë hipur në një veturë me targa vendore dhe janë larguar në drejtim të panjohur, deri tani nuk dihet vendndodhja e tyre. Lidhur me rastin, është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.