Sot është dita e katër e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit, raporton TV Arbëria.
Lëvizja Vetëvendosje ka bërë publik planin e saj ditorë për sot.
VV-ja tubimet i fillon në Shtërpcë te restaurant “Firaja” prej orës 14:00, duke vazhduar tutje në Kaçanik te Palestra e Sportit në orën 18:00, dhe pastaj në Han të Elezit në Sallën e Sportit “Imri Curri” prej 19:30.
“Ju ftojmë të na bashkoheni.
Kjo është fushata e 500 mijë zemrave që rrahin si një. Kjo është fushata e fitores që kulmon më 9 shkurt 2025”, thuhet në njoftimin e VV-së. /TV Arbëria