Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Fushata e zgjedhjeve tashmë ka filluar

Fushata e zgjedhjeve tashmë ka filluar

Shkruan: Afrim Kasolli

Derisa formalisht po zhvillohen takimet gjoja për zgjedhjen e Presidentit/es së re të shtetit me pretendimin publik për t’i shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme paralmanentare, në të vërtetë fushata për keto të fundit tashmë ka filluar.

Kryeministri, Albin Kurti sot iu paska rikthyer kauzës së tij kryesore politike asaj të “çlirimit të veriut”.Gjatë një vizite në atë pjesë ai ka pohuar sesi nën qeverisjen e tij tashmë “bandat kriminale janë shpartalluar, kurse normaliteti po rikthehet dita ditës”. Ndërkohë, paralelisht me këtë zhvillim deputetë të Lëvizjes Vetevendosje e kanë akuzuar sot Presidenten Vjosa Osmani, se ishte në të njëjtën linjë me Miroslav Lajçakun, kurse pikërisht arritjen më të madhe shtetërore në shtrirje të sovranitetit e ka quajtur “politikë të kazinos” duke iu referuar fjalimit kritik në Kuvendin e Kosovës te Presidentes Osamani, për tensionet ndërmjet Qeverisë dhe partnerëve ndërkombëtarë, për veriun.

Por krahas kësaj teme, Lëvizja Vetëvendosje, konkretisht ministri i Financave Hekuran Murati, para pak dite në seancën e thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me motiv suspendimin e TVSH-se dhe Akcizës për derivatet e naftës, ka paralajmëruar për pergaditjen e një pako të re ekonomike prej 200 milionë eurove si masë për përballimin e inflacionit. Dëshmi kjo që Qeveria aktuale është duke planifikuar edhe një injektim financiar në popull. Madje kryeministri deklaroi se qasja e tij ekonomike konsiston në ulje të taksave, por në rritje te subvencioneve.

Rrëfimi mbi Veriun dhe ndarja e mjeteve buxhetore në shoqëri kanë qenë dy nga instrumentet kryesore elektorale të Lëvizjes Vetevendosje. Prandaj, riaktivizimi i tyre tashmë mund të merret si paralajmërim se vetëm sa ka filluara fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.