Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Fuqia është tepër e madhe: Çfarë dihet për raketat balistike RS-26 “Rubezh” që Rusia goditi për herë të parë Ukrainën

Fuqia është tepër e madhe: Çfarë dihet për raketat balistike RS-26 “Rubezh” që Rusia goditi për herë të parë Ukrainën

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se raketa eksperimentale balistike që së fundmi u lansua ndaj caqeve ukrainase “është dhjetë herë më e shpejt se shpejtësia e zërit” dhe mund të “udhëtojë” tre kilometra në sekondë.

Shpejtësia e zërit varet nga mjedisi, por në ajër ai qarkullon për 343 metra në sekondë apo 1235 kilometra në orë. Sipas deklarimit të Putinit, raketa mund të lëvizë 2401 metra në sekondë.

Putin ka thënë të enjten se raketa që qëlloi caqe ukrainase ka rreze mesatare të veprimit. BBC-ja ka bërë një analizë mbi këtë raketë, duke thënë se shpejtësia e saj ka rëndësi pasi sa më shpejt që lëviz një raketë, aq më shpejt mbërrin në objektiv. Dhe, sa më shpejt që qëllon në shënjestër, ia pamundëson ushtrisë mbrojtëse të reagojë.

Një raketë balistike në përgjithësi mbërrin në shënjestër nëpërmjet një rruge harkore lart në atmosferë dhe gati njëjtë zbret poshtë në destinacionin e saj. Por, derisa zbret ka më tepër energji kinetike, me ç’rast është më e shpejtë.

Kjo e lejon gjithashtu të bëjë manovra drejt objektivit, duke ia vështirësuar armikut të përgjojë me sisteme të raketave tokë-ajër. Shpejtësia konsiderohet thelbësore në fushën e avionëve luftarakë.

BBC-ja ka bërë me dije se mbi 12.000 raketa janë lëshuar nga Rusia kundër Ukrainës qëkur nisi lufta, në shkurtin e 2022-s. Rreth 80 për qind e tyre janë detektuar nga ushtria ukrainase. Raketa e fundit që u lansua me vendim të presidentit Vladimir Putin konsiderohet se është shumë e shpejtë, me ç’rast synon të ulë reagimin e mbrojtjes ukrainase.

Themes by WordPress