Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Fundjava e futbollit Kosovar

Fundjava e futbollit Kosovar

Kanë përfunduar 4 nga 5 ndeshjet e javes se pestë në Superligëne Kosoves, Ballkani fitoj ndaj Prishtines me rezultat minimal 1-0, në ndeshjen e parë nën udhëheqjen e Artim Pollozhanit, me të njëjtin rezultat por si musafir fitoj ekipi i dytë nga Suhareka 0-1 ndaj Ferizajit.

Llapi fitoj në ekstremis, duke shënuar në minutat shtesë ndaj Drites 1-0, ndërkaq Malisheva edhe njëherë tregoj se luften për kreun e tabelës e ka marrë shumë seriozisht duke mundur Dukagjinin e Ismet Munishit me rezultat 1-3.

Në renditjen tabelare prinë Ballkani, Malisheva dhe Suhareka me nga 10 pikë, kurse në dz vendet e fundit janë Gjilani e Ferronikeli 74 me me 2 dhe 0 pikë respektivisht.

Ndërkaq vlenë të theksohet se ka pasur ndeshje interesante edhe në ligën e parë, ku në grupin A po udhëheq Drenica me tre fitore dhe një barazim dhe me Rahovecin që mbyll renditjen me vetëm 1 pikë, kurse ajo që bjen në sy më së shumti në këtë nivel të garave, është FC Prishtina e re, e cila ka fituar të gjitha ndeshjet këtë sezonë, duke dominuar me lojë ekipet kundërshtarët, krejt kjo meritë e trajnerit Elon Berisha i cili ka instaluar një ambient pozitiv dhe entuziazmues, me fokus të qartë në objektivat e përcaktuara për skuadren. E kundërta mund të thuhet për Flamurtarin e Faruk Statovcit që ka mbetur i fundit me 0 pikë, i cili assesi nuk po arrinë të fitoj pikën e parë. /TV Arbëria

Powered by WordPress