Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Ftohen komunat t’i caktojnë lokacionet për ndërtimin e banesave për çiftet e reja e familjet me të hyra të kufizuara

Ftohen komunat t’i caktojnë lokacionet për ndërtimin e banesave për çiftet e reja e familjet me të hyra të kufizuara

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se projekti për “Banimin e Përballueshëm” po jetësohet.

Sipas VV-së, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar që tashmë është dërguar thirrja te komunat që t’i caktojnë lokacionet e përshtatshme që plotësojnë kriteret për ndërtimin e banesave.

“Çiftet e reja, punëtorët e administratës dhe familjet me të hyra të kufizuara do të mund të marrin banesa me çmime të përballueshme”, shkroi VV-ja.

Më tej, bëhet e ditur se në këtë projekt do të eliminohen getot dhe kjo do të jetë mundësi banimi për të gjithë qytetarët e Republikës./TV Arbëria

Themes by WordPress