Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Ftesa e Osmanit/ Flasin nga PDK-ja: Nuk ka nevojë të bisedojë me partitë, por ti shpallë zgjedhjet me 14 shkurt…

Ftesa e Osmanit/ Flasin nga PDK-ja: Nuk ka nevojë të bisedojë me partitë, por ti shpallë zgjedhjet me 14 shkurt…

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, u ka dërguar një letër partive politike, ku ju bën thirrje për nje takim për caktimin e datës së zgjedhjeve, shkruan TV Arbëria.

Ky takim pritet të mbahet më 31 korrik.

Rreth këtij takimi kanë folur nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti në një përgjigje për TV Arbëria tha se pas pushimeve që i bëri presidentja, ajo po i kthehet detyrës që i takon me kushtetutë.

“Pas udhëtimeve festive e me buxhetin e shtetit, Presidentja i kthehet detyres që ia cakton Kushtetuta. Para një kohe Presidenti i Sllovenisë kishte marrë një ftesë për një konferencë të rëndësishme. Interesi i tij ishte të shkoj, por me buxhetin e presidentit nuk ishte paraparë pjesëmarrja dhe u detyrua ta anuloj pjesmarrjen…”, ka thënë Haliti në një përgjigje për TV Arbëria.

Haliti potencon se ky veprim nga Osmani po bëhet për t’i marrë me të mirë partitë politike.

Deputeti nga PDK-ja tutje thotë se Osmani nuk ka njevojë të bisedojë për datat e zhedhjeve me opozitën ajo mund ti caktojë vet, dhe shton se kjo po bëhet me qëllim që opozita të humbë kohë me llafe koti.

“Brenda datave të paracaktuara ajo s’ka nevojë të bisedoj me partitë, por ti shpallë zgjedhjet me 14 shkurt e partitië politike të pregaditen për zgjedhje. Kjo ftesë është menduar mirë me qëllim që opozita të humbë kohë me llafe koti. Kosova duhet të ketë të caktuara datat kushtetuese kur mbahen zgjedhjet”, ka thënë tutje Xhavit Haliti. /TV Arbëria

Powered by WordPress