Në kuadër të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), një delegacion i Gardës Kombëtare dhe Komandës së Logjistikës së FSK-së, kryesuar nga zëvendës Komandanti i Komandës së Logjistikës, Kolonel Valdet Berisha, realizuan vizitë zyrtare në Komandën Mbështetëse dhe strukturat vartëse të saj në FARSH.
Takimet u karakterizuan nga shkëmbimi i përvojave profesionale dhe diskutimet për zgjerimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët, me theks të veçantë në logjistikë dhe Emergjenca Civile, trajnime dhe ngritjen e kapaciteteve operacionale.
Vizita u zhvillua në frymën e partneritetit dhe besimit të ndërsjellë, duke kontribuar në rritjen e ndërveprueshmërisë dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.