Në një operacion të përbashkët, ekipi i EOD-së BRAVO 3 i Forcës së Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe ekipet amerikane e finlandeze të EOD-së së KFOR-it, ka larguar 91 predha të kalibrit 88 milimetra nga Stacioni i Trenit në fshatin Shtitaricë të Vushtrrisë.
Bëhet fjalë për predha të llojit Flak 37/41, prodhim gjerman, të cilat kishin mbetur në atë lokacion që nga viti 1944.
Mjetet e pashpërthyera janë larguar dhe më pas janë shkatërruar në mënyrë të kontrolluar.
Autoritetet kanë bërë të ditur se me këtë operacion është eliminuar një rrezik i madh për banorët e zonës.