Forca e Sigurisë së Kosovës mori pjesë në Konferencën e Qendrave Evropiane të Trajnimit që u mbajt në Republikën e Polonisë nën organizimin e Komandës Amerikane për Evropë.
FSK ka njoftuar se komandanti i KDS-së, Gjeneral brigade Jeton Dreshaj dhe Kolonel Arsim Shaqiri përfaqësuan FSK-në, në kuadër të kësaj konference dyditore.
“Forca e Sigurisë së Kosovës merr pjese në Konferencën e Qendrave Evropiane të Trajnimit që u mbajt në Republikën e Polonisë nën organizimin e Komandës Amerikane për Europe. Komandanti i KDS-së Gjeneral brigade Jeton Dreshaj dhe Kolonel Arsim Shaqiri përfaqësuan FSK-në, në kuadër të diskutimeve dy ditore për Ndërveprueshmerinë e Qendrave trajnuese, zhvillimi dhe modernizimi i Qendrave Trajnuese Ushtarake në sisteme virtuale, analizë dhe mësimet e nxjerra nga lufta në Ukraine, si dhe mundësit e realizimit të eksperimentimeve të Teknologjisë së re, procedurave dhe Doktrinës me qëllim të modernizimit të ushtrive të vendeve anëtare dhe partnere të NATO-s”, njofton FSK-ja./TV Arbëria