Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

FSK niset drejt Aeroportit të Gjakovës – dalin pamjet nga kolona e automjeteve ushtarake

Extra AL PVC

Kolona ushtarkae e automjeteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, është filmuar sot teksa ishin nisur drejt Aeroportit të Gjakovës.

Pamjet janë publikuar në Twitter, nga Shpend Lila nga ICK i cili ka shkruar se “Ushtria e Kosovës është nisur për në Aeroportin e Gjakovës, tani vetëm për përdorim ushtarak në prill 2023. Krenar, edhe pse më është dashur të vozis 40 km/h për 2 orë”.

Kujtojmë se muaj më parë, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj së bashku me ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu kanë prezantuar dy projekte madhore që sipas tyre kontribuojnë në rritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Këto dy projekte që do të përdoren për arsye strategjike të FSK-së, do të realizohen në Babaj të Bokës dhe në Aeroportin e Gjakovës.

Mehaj tha se Aeroporti i Gjakovës po funksionalizohet për qëllime të mbrojtjes, kurse Babaj të Bokës do të shndërrohet në zonë operacionale të FSK-së në të cilën do të ndërtohen poligone taktike moderne sipas standardeve të NATO-s.

Kujtojmë se Kosova, nga 21 maji deri më 2 qershor do të jetë nikoqire e “Defender Europe ’23”Kosova do të marrë pjesë me mbi 1300 trupa të Forcës së Sigurisë së Kosovës në stërvitjen fushore “Defender Europe ’23”, përkrah forcave amerikane dhe aleatëve tjerë.

Gjithashtu, me këtë rast, Republika e Kosovës, do të ketë edhe statusin e vendit pritës. Në këtë stërvitje do të validohet edhe një regjiment me njësitë të tjera të specializuara që e mbështesin në stërvitje.

/TV Arbëria 

spot_img

Të fundit

Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush...

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij

Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e...

“Tung e ki, a të thashë mos fol sene që s’i din”, nxehet debati mes Zana Avdiu e Azdren Shalës

“Koalicionet fetare dhe kauza për Familjen”, është tema që...

Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen e sotme ulje emergjente në aeroportin e Podgoricës, pasi kapiteni raportoi se kishte informacion se...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush je ti që e përfaqëson LGBT-në”, në Pressing në T7. Pjesë nga debati mes tyre: Klinaku: Ju...

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij

Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e dëshmitares, Nadire Gashi, deklaroi se për zhdukjen e tani të ndjerit Bedri Rexhepi kishte kuptuar...