Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > FSK-ja realizon me sukses trajnimin për pajisjen HAR-66

FSK-ja realizon me sukses trajnimin për pajisjen HAR-66

Forca e Sigurisë së Kosovës, në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura Turke, kanë realizuar trajnimin për paisjet HAR-66, realizimi i këtij trajnimi është kryer me sukses sipas njoftimit, shkruan TV Arbëria.

Ky trajnim është realizuar në dy regjimentet e Forcave Tokësore me qëllim të rritjes së kapaciteteve luftarake dhe përgatitjes profesionale të pjesëtarëve të FSK-së.

“Bashkëpunim i vazhdueshëm mes dy forcave kontribuon në avancimin e aftësive operacionale dhe forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve. Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet e përkushtuar në zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve të saj, për të qenë gjithnjë e më e gatshme për të përmbushur misionin dhe detyrat e saj”, thuhet në njoftimin e FSK-së. /TV Arbëria