Ky konkurs paraqet një mundësi të rëndësishme për të gjithë të rinjtë dhe të rejat e interesuara që dëshirojnë të kontribuojnë në mbrojtjen dhe sigurinë e vendit, duke iu bashkuar një institucioni profesional dhe të përkushtuar.

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të gjejnë kushtet dhe kriteret e aplikimit në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës: https://mod.rks-gov.net/Page/16. Për informata plotësuese, mund të kontaktoni në numrat e telefonit 038-555584 5690 dhe 038-555584 5691 ose përmes emailit në adresën zyrtare [email protected].

Forca e Sigurisë së Kosovës inkurajon pjesëmarrjen e të rinjve nga të gjitha komunitetet, duke promovuar barazi, përfaqësim dhe përkushtim ndaj shërbimit në të mirë të vendit.