Objekti i ri do të jetë mbi 13 mijë metra katrorë për 2300 studentë e do të ketë edhe mundësinë e furnizimit me energji efiçence.
Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti, tha se arsimi është investimi më i rëndësishëm për të ardhmen dhe shtylla kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.
Ai, mes tjerash, tha se me ndërtimin e këtij fakulteti, po synohet fuqizimi dhe reformimi i sistemit arsimor.
“Matematika dhe shkencat natyrore ofrojnë bazën për njohje të reja. Ato janë pjesë integrale që mundësojnë zhvillimet të reja. Uroj që gurthemeli që po e vendosim sot të jetë një faqe e re e historisë. Arsimi është investimi më i rëndësishëm për të ardhmen dhe është shtylla kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Synojmë fuqizimin dhe reformimin e sistemit arsimor”, tha ai.
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szynyog, tha se kjo ndërtesë e re do të ofrojë ambient të sigurt dhe miqësor për studentët, si dhe do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë në arsim.
“Kam kënaqësinë që jam këtu sot. Ky projekt që financohet nga BE-j dhe UP-ja do t’u ofrojë studentëve një objekt të ri, i cili do të jete 13 mijë metër katrorë, me 2300 studentë si dhe me mbi një mijë staf e do të jetë edhe me energji efiçence. Do të ofrojë ambient të sigurt dhe miqësor. Kjo do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë në arsim dhe mbështet hulumtimin në mësimdhënie. Për shumë vite me radhë BE ka trajtuar problemet e infrastrukturës në Kosovë. Investimi ynë për 9 milion euro është një demonstrim i ri”, tha ai.
Ministrja e Arsimit, Arbëria Nagavci, tha se kur vendosen gurthemele për institucione të tilla, shoqëria ec përpara.
“Kur vendosen gurthemelet e institucioneve edukative ndikohen në zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë. Dua të theksoj punën e palodhshme, shpesh herë edhe në kushte të vështira, të profesorëve të këtij Universiteti. Ndërtimi i këtij objekti të ri është një mundësi e shkëlqyer që të vazhdohet në rrugën përpara. Objekti i ri jo vetëm që besoj që do ta rris ndjeshëm cilësinë e studimeve por do të përkojë edhe mesazhin e përgjegjësisë dhe angazhimit”, tha ajo.
/TV Arbëria