FSHF ka dalë me njoftim se kur do të dalin në shitje biletat për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Republikës Çeke.
Ndeshja e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian që mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani, padyshim se do të sjell shumë emocione në “Air Albania”.
FSHF ka bërë të ditur se biletat për këtë “finale” do të dalin në shitje nesër (e martë) në ora 12:00.
“Njoftojmë sportdashësit se ditën e nesërme, e martë, ora 12:00 do të kenë mundësi të blejnë bileta për ndeshjen Shqipëri-Çeki në mënyrë elektronike në faqen https://al.ebileta.al/”, thuhet fillimisht në njoftimin e federatës shqiptare.
“Numri i biletave në dispozicion është 1139 copë, përkatësisht në tribunat V 101 – V 103”.
“Këto tribuna u mbajtën të rezervuara për tifozët çekë sipas afateve të përcaktuara në rregulloren e UEFA-s për këtë kompeticion”.