Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Fshehu Marklen Hakën, Gjykata lë në burg 21-vjeçarin

Fshehu Marklen Hakën, Gjykata lë në burg 21-vjeçarin

Gjykata e Tiranës ka caktuar këtë të hënë të 9 shtatorit masën e sigurisë “arrest në burg” për Klajdi Hakën, kushëririn e Marklen Hakës, i cili u arrestua në kuadër të një operacioni policor në Nikël.

Ndaj tij, gjykata ka ngritur dy akuza, “armëmbajtje pa leje” dhe “përkrahje e autorit të krimit”.

Dje u dha masa e sigurisë me burg edhe për kushëririn e tij, Marklen Haka, i cilësuar si kreu i grupit të “Bandës së Niklës”.

Haka ka pretenduar se nuk ka marrë pjesë në atentatin ndaj Durim Bamit – gjë për të cilën akuzohet.

Gjithashtu ka pretenduar se nuk ka lidhje me asnjë nga akuzat e prokurorisë dhe nuk ka patur në përdorim telefon me aplikacionin Sky.

Ndërkohë, sipas policisë Marklen Haka, një nga personazhet kryesore të botës së krimit u kap në Nikël të Krujës, me armë zjarri, e bashkë me të po shoqërohen edhe disa persona të tjerë.

“Në prangat e Policisë së Shtetit ka rënë pak minuta më parë i shumëkërkuari Marklen Haka alias Aliu, i dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe i përfshirë në disa ngjarje të rënda, pas një operacioni profesional të Forcave Speciale RENEA, mbi bazën e informacioneve të siguruara nga Policia e Tiranës”.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka reaguar në lidhje me arrestimin e Marklen Hakës, një personazh i njohur i botës së krimit.

Sipas ministrit Haka u arrestua në Nikël të Krujës, ndërsa me vete iu gjet edhe një armë zjarri. Bashkë me të janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë.

“Në prangat e Policisë së Shtetit ka rënë pak minuta më parë i shumëkërkuari Marklen Haka alias Aliu, i dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe i përfshirë në disa ngjarje të rënda, pas një operacioni profesional të Forcave Speciale RENEA, mbi bazën e informacioneve të siguruara nga Policia e Tiranës”.

Sipas tij, “përpjekja për t’ju shmangur përballjes me drejtësinë po merr e do të marrë çdo ditë e më shumë përgjigjen e duhur nga uniformat blu dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese”.

“Ky është momenti për të përgëzuar dhe shprehur respekt, për forcat e angazhuara në operacionin me shkallë të lartë rrezikshmërie”, shkruan ministri i Brendshëm.

Haka është një emër tepër i dëgjuar për drejtësinë. Në vitin 2019-n ai mbeti i plagosur dhe halla e tij humbi jetën pas një atentati.

Asokohe, Policia e Shtetit deklaroi se atentati ndaj të riut dyshohet se është bërë për shkak të një hasmërie të vjetër mes familjes Haka dhe Zeneli.

Haka më 13 qershor 2011 është shoqëruar si i dyshuari kryesor për vrasjen e biznesmenit të kromit, Nadien Zeneli, në zonën e Bllokut.

28-vjeçari është pjesë e grupit të Niklës dhe është arrestuar më 12 shtator të vitit 2018.

Në prill të këtij viti Gjykata e Krujës ka dënuar me 1.6 vite burg Mariklen Hakën, nga 2.6 vite heqje lirie që kishte kërkuar prokurori i çështjes.

Pjesë e këtij grupi ishte edhe Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, i cili ishte dënuar me 1 vit burgim.

Haka dhe Bami akuzohen si pjesë e një grupi që kishin armatime dhe municione luftarake pa leje si dhe për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Ai ka qenë i arrestuar disa herë dhe i dyshuar për disa ngjarje kriminale dhe që nuk u faktuan.