Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Sejdiu: Çështja e Kosovës ka pasur siguri të plotë nga ShBA dhe shtetet e QUINT-it

Sejdiu: Çështja e Kosovës ka pasur siguri të plotë nga ShBA dhe shtetet e QUINT-it

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ka folur për rrethanat e atëhershëme të marrjes se postit në një kohë të ndjeshme.

“Kam marrë postin në një kohë të ndjeshme, duke zëvendësuar presidentin Rugova. Kam ndier vet një shqetësim dhe, ndonjëherë, ndonjë dilemë për shpalljen e pavarësisë, për format e zgjidhje së çështjes”, ka thënë Sejdiu.

Ai tha se për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës, ka pasur siguri të plotë nga SHBA dhe shtetet e QUINT-it.

“Pavarësia e Kosovës është shpallur në koordinimitë plotë me aleatët ndërkombëtarë, teksa përmendi sinjalet e nga ish-presidenti i SHBA-së, Bush, dhe ai francez, Sarkozy. Kam përcjellë dhe studiuar në hollësi procesin e pavarësimit të Kosovës, duke kujtuar edhe 100 ditët shtesë, për arsye të shterrimit të argumenteve që ishin kundër pavarësimit të Kosovës, që të mos komprometohej plani i Ahtisaarit”, tha ai.

Si momente më sfiduese të pas-pavarësisë, Sejdiu përmendi disa sish, njëra nga to ishte numri i njohjeve, përpilimin e kërkesave për njohje, pastaj për qëndrimin e KFOR-it në vend, etj.

“Ka pasur një ecje shumë e mirë në ecje me kualitet të njohjeve nga vende të ndryshme për Kosovën, por me rëndësi ishte njohja e vendeve fqinje, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, teksa përmendi numrin e njohjeve, diku rreth 70 njohje”, deklaroi Sejdiu.

/TV Arbëria

 

 

Themes by WordPress