Shkruan: Afrim Kasolli
Në këtë fundjavë ministri në detyrë i financave, Hekuran Murati, (të konfirmuar tashmë nga Gykata Supreme se e mban në kundërshtim me ligjin këtë pozitë) shkaktoi një hallakamë, duke pohuar se në gjashtë mujorin e parë te këtij vitt, qarkullimi financiar i bizneseve ka shënuar rritje prej 10.7 miliardë euro, apo 10.3 për qind në raport me periudhën e njëjtë te vitit të kaluar, u kritikua në mënyra të ndryshme.
Shumëkush këtë pohim e pa si tallje me opinionin publik duke marrë parasysh inflacionin gjithnjë e më të madh si dhe fluturimin astronomik të çmimeve të konsumit. Mirëpo, e tërë , ajo zhurmë e deputetit Murati, doli të jetë mashtrim. Kushtrim Ajavzi, nga shoqata e prodhuesve dëshmoi se sipas ATK “qarkullimi nuk është aq sa thotë Hekurani, por është 10% më i ulët, pra nuk është 10.7 mld. por ësht 9.76 mld”. Ndërkohë deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social, ka treguar për një “zhvillim” tjetër ekonomik të vendit e që është meritë e drejtimit të shtetit nga Lëvizja Vetëvendosje. Sipas saj, “në qershor të këtij viti importi i energjisë është rritë për 800% krahasuar me muajin maj. Qarkullimi është rritë në qershor gjithashtu sepse derisa 1MWh që KESCO e blen prej KEK-ut kushton vetëm 29.6 Euro, kur KESCO blen nga NOA e të tjerët çmimi mundet me qënë dhjetëra herë me i lartë. Të gjithë e kemi pa rastin kur në dhjetor vitit 2024 Kosova ka pagu 798 Euro vetëm për transport të 1 MWh”.
Por edhe sikur të jetë ashtu siç pretendon deputeti në fjalë këtu nuk duhet harruar faktin se nga viti në vit qytetarët e Kosovës janë zhytur në borxhe gjithnjë e më shumë vetëm për nevoja konsumuese. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, përgjatë këtyre katër viteve të qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje, “kreditë konsumuese kanë shënuar një rritje enorme. Në vitin 2021 qytetarët e Kosovës ishin zhytur borxhe deri në 526.7 milionë euro. Në vitin 2022 493,4 milionë euro. Në vitin 2023 608.1 milionë euro. Kurse në vitin 2024, 772.9 milionë euro”.
Megjithatë këtë mashtrim dhe manipulim të Hekuran Muratit mund ta shohim edhe nga një prizëm tjetër. Si pjesë e përpjekjeve të tij dhe partisë që e përfaqëson për ta justifikuar bllokadën e shtetit ku gjendeni tash e sa kohë . Kryeministri Kurti disa herë ka deklaruar se Qeveria në detyrë është duke funksionuar për mrekulli, por problemi është te Kuvendi. Kurse sipas Hekuran Muratit, pikërisht kur mungon kontrolli parlamentar mbi Qeverinë , për shkak të pamundësisë së konsitiuimit të Kuvendit, rezultatet ekonomike janë më impresive. Prandaj, me atë ekspozim ai vetëm sa i ka thurur lavde praktikave autokratike qeverisëse jo demokratike, sepse janë më efikase në aspektin ekonomik. Kështu sa më pak Kuvend aq më mirë për bizneset dhe qytetarët.
Në këtë kontekst, ai mini-pamflet propgandisitik fqinjëron hapur me mendësinë putinsite, sipas së cilës sa më e dobët demokracia aq me fortë ekonomia.