Maglaj, Bosnje dhe Hercegovinë – 26 korrik 2024 – Qyteti piktoresk i Maglaj ishte i mbushur me emocione ndërsa edicioni i tretë i Maglaj Spirit Weekend ndodhi nën yje në Kalanë historike të Maglaj. Festivali, i organizuar nga UM “Dictum Factum” dhe i udhëhequr nga Adi Softić, Ambasador i Ri Evropian (YEA), është bërë një simbol i kremtimit të kulturës në rajon. Këtë vit, nga data 26 deri më 28 korrik 2024, festivali synon jo vetëm të argëtojë, por edhe të provokojë mendime dhe të frymëzojë përmes një përzgjedhjeje filmash dhe diskutimesh të kuruara me kujdes.
Të pranishmit në festival patën mundësinë të shijojnë një shfaqje të filmit të mirënjohur “Kapela e Profesorit Kosta Vujic”, me regji të Zdravko Sotra, filmit “Ekskursion” nga Una Gunjak në BiH, së bashku me filmin e shkurtër “Të gjithë me vullnet” nga Nerminka Emric. Festivali i këtij viti pati rëndësi të veçantë pasi priti ngjarjen përmbyllëse të fushatës Culture Connects, një kremtim i mbështetjes së palëkundur të Bashkimit Evropian për artin dhe kulturën në Ballkanin Perëndimor. Fushata Culture Connects, e zhvilluar nga Programi Rajonal i Komunikimit Strategjik për Ballkanin Perëndimor, WeBalkans, i financuar nga BE, shfaq peizazhin dinamik kulturor të rajonit dhe feston diversitetin dhe pasurinë e trashëgimisë së tij kulturore. Gjatë dekadës së fundit, programet e BE-së, përfshirë Creative Europe, kanë mbështetur me sukses mijëra projekte kulturore në rajon. Fushata Culture Connects ndanë me publikun ndikimin që kanë pasur këto.
Si pjesë e prezantimit të fushatës Culture Connects, ambasadorë të shquar kulturorë, duke përfshirë kineastët, artistët dhe muzikantët, u angazhuan në panele diskutimesh duke ndarë njohuri mbi ndikimin e iniciativave kulturore dhe rëndësinë e mbështetjes së BE-së.
Pjesëmarrës në këtë event ishin Goce Nanevski, artist nga Maqedonia e Veriut, i njohur për punën e tij në skulpturë, instalacion, multimedia, video, fotografi dhe zë; Ivan Petrovic, një nga figurat kryesore në menaxhimin dhe organizimin e Festivalit EXIT në Serbi dhe kryetar i Bordit Drejtues në Fondacionin EXIT; Faruk Sehic, një poet, romancier dhe shkrimtar i shquar nga Bosnja dhe Hercegovina, librat e të cilit janë përkthyer në shumë gjuhë; dhe Nihad Kreševljaković, autor, skenarist i cili ka qenë një nga iniciatorët e Modulit të Kujtesës, MESS.
Si pjesë e fushatës, përveç videos kryesore që përçon mesazhet e unitetit në diversitet, pesë video tematike shfaqën përfaqësues të Ballkanit Perëndimor nga disiplina të ndryshme artistike që dëshmojnë rëndësinë e mbështetjes që ata morën.
Një seri artikujsh u zhvilluan gjithashtu gjatë fushatës për të ofruar më shumë informacion në lidhje me mbështetjen e BE-së për projektet kulturore. Ndër projektet e theksuara është historia e Mirditës në Shqipëri, ku programi i granteve EU4Culture ka ndihmuar në transformimin e rajonit nëpërmjet zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit dhe rrugëve të trashëgimisë kulturore. Poashtu,
Ambasadorët e Rinj Evropianë kanë zhvilluar një seri videosh që dëshmojnë lidhjet e forta midis Ballkanit Perëndimor dhe pjesëve të ndryshme të Evropës.
WeBalkans është një projekt i financuar nga BE që promovon integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE përmes iniciativave të ndryshme kulturore, sociale dhe ekonomike. Fushata “Cultural Connects” që arriti miliona njerëz në Ballkanin Perëndimor është pjesë e kësaj përpjekjeje më të gjerë, duke treguar se si financimi i BE-së mbështet projektet kulturore që nxisin unitetin në diversitet, bashkëpunim dhe mirëkuptim.