Emigrantët që mbërrinin në vendet e Bashkimit Evropian në mënyrë të parregullt ranë me pothuajse një të tretën në gjashtë muajt e parë të 2024-ës. Të dhënat janë publikuar nga Frontex, sipas së cilës 94 mijë persona kanë kaluar kufijtë e BE-së pa leje.
Ndër rrugët kryesore të migrimit, ajo e Ballkanit Perëndimor shënoi një ulje prej 72% dhe ajo e Mesdheut Qendror me 61%, ndërsa për Afrikën Perëndimore dhe për kufirin tokësor lindor (balltik dhe Poloni) rritjet më të mëdha u vunë re, përkatësisht nga 174% dhe 148%.
“Linja e Mesdheut Qendror, e cila kishte numrin më të madh të kalimeve të parregullta një vit më parë, ka vijuar të tregojë një tendencë rënëse në muajt e fundit. Pavarësisht një rënie prej 61% krahasuar me vitin e kaluar, ajo mbeti rruga më aktive këtë vit.”, thekson Frontex.
Rruga e dytë më aktive e migrimit në gjysmën e parë të vitit ishte Mesdheu Lindor, ku numri i të ardhurve u rrit me 75%, duke arritur në pothuajse 25,000 njerëz.
Ndërkohë, rruga e Afrikës Perëndimore vazhdoi të regjistrojë një numër të paprecedentë ardhjesh, me një rritje prej 174% të numrit të përgjithshëm të migrantëve të parregullt që mbërrijnë në Ishujt Kanarie në Spanjë.
Numri në rrugën e Ballkanit Perëndimor vazhdoi të bjerë në periudhën janar-qershor dhe ra me 72%.