Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > ‘Frika për zgjerim të konfliktit’, përveç Blinkenit edhe Borrell shkon në Lindje të Mesme

‘Frika për zgjerim të konfliktit’, përveç Blinkenit edhe Borrell shkon në Lindje të Mesme

Kryediplomati i BE-së Josep Borrell po udhëton për në Liban mes tensioneve të përshkallëzuara dhe frikës se Bejruti mund të tërhiqet në një konflikt të zgjeruar në Lindjen e Mesme.

Borrell do të takohet me kryetarin e parlamentit Nabih Berri, kryeministrin Najib Mikati, ministrin e punëve të jashtme Abdallah Bou Habib dhe komandantin e forcave të armatosura libaneze gjeneral Joseph Aoun.

Udhëtimi i tij vjen ndërsa sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken shkon në Lindjen e Mesme në një përpjekje për të lehtësuar frikën e rilindur se lufta Izrael-Gaza mund të shpërthejë në një konflikt më të gjerë, raporton The Guardian.

Një zëdhënës i Borrell tha se ai “do të ritheksojë nevojën për të çuar përpara përpjekjet diplomatike me liderët rajonalë me synimin për të krijuar kushtet për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme midis Izraelit, Palestinës dhe në rajon”.

Ndërkaq, Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, do të mbërrijë në Lindjen e Mesme për herë të katërt në tre muaj, në një turne që pritet të fokusohet kryesisht në lehtësimin e frikës për konflikt më të gjerë.

 

 

Powered by WordPress