Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Frika e ministrit italian për Kosovën dhe Serbinë, Vuçiq si “paqësor”: S’do të ketë luftë, edhe pse Kurti po provokon

Frika e ministrit italian për Kosovën dhe Serbinë, Vuçiq si “paqësor”: S’do të ketë luftë, edhe pse Kurti po provokon

Kreu i shtetit serb, Aleksander Vucic, ka komentuar sot para gazetarëve shqetësimin e ministrit italian të Mbrojtjes, Guido Curzetto, se kriza mes Kosovës dhe Serbisë ka potencial për shpërthim dhe se situata mes këtyre dy shteteve e shqetëson më shumë se ajo që po ndodh në Lindje të Mesme.

Vuçiq duke e luajtur “paqësorin”, ka thënë se ministri italian është njeri i zgjuar, megjithatë ka shtuar se në Kosovë s’do të ketë konflikte, edhe pse sipas tij “Albin Kurti provokon çdo ditë”

“Crusetto është njeri i zgjuar, por nuk shoh konflikte edhe pse Albin Kurti i provokon çdo ditë. Duhet të jemi të fortë, t’i shtyjmë gjërat përpara, të mbrojmë popullin tonë, të luftojmë për interesat e tyre, për vendin tonë në Kosovë, për njerëzit tanë në çdo vend”, ka thënë Vuçiq.

“Nuk parashikoj luftëra për Serbinë. Është koha për të jetuar në paqe dhe përparim. Lufta është gjëja e fundit që duhet të na ndodhë dhe shpresoj se nuk do të na ndodhë kurrë”, ka shtuar Vuçiq.