Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Frika e Kurtit dhe Limajt ndaj njëri-tjetrit

Frika e Kurtit dhe Limajt ndaj njëri-tjetrit

Shkruan: Afrim Kasolli

 

 

Deputetet e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot për 48 herë në përpjekjen e radhës për ta konstituar këtë institucion. Sipas të gjitha gjasave as në këtë tentim nuk pritet zhbllokimi i gjendjes aktuale. Afati për ta plotësuar këtë detyrim shtetëror i caktuar nga Gjykata Kushtetuese, po kalon dita ditës. Me 26 korrik skadon ky limit. Ndërkohë, para dy dite, Gjykata Supreme, ka konstatuar se marrja e vendimeve nga ministrat që janë në detyre dhe njëkohësisht e mbajnë pozitën e deputetit, paraqet shkelje kushtetuese.

Në këtë situatë, kryetari i Partisë Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj ka paralajmëruar mundësin e një takimi me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. I pari ka deklaruar hapur se do ta ftojë të dytin për një kafe. Në disa intervista zoti Limaj ka deklaruar se janë dakorduar me Kurtin për pozitën e krye paralamentarit. Madje edhe para nominimit të ministres së drejtësisë Albulena Haxhiu për këtë pozitë, ish-krye kuvendari, Glauk Konjufca, pat deklaruar se subjekti i tij politik nuk e ka asnjë emër për atë pozitë, sepse ajo mund të shndërrohet në temë të pazareve politike për sigurimin e numrave për votimin e Qeverisë së re.

Mirëpo, befas gjithçka u përmbys. Arsyetimi zyrtar i partisë fituese të zgjedhjeve është se për këtë pozitë nuk mund të ketë negociata politike. Ngase formimi i Kuvendit është përgjegjësi e të gjithë deputeteve, pavërisht a do të jenë në pozitë dhe opozitë. Kurse ato mund të zhvillohen vetëm për ndarje të posteve ministrore për votim të ekzekutivit. Qëndrim ky i ndryshëm nga ai që fillimisht e kishte përmendur Konjufca. Ndërkohë , spekulime të ndryshme kanë pohuar se ngurimi i Kurtit për t’ia ofruar zotit Limaj këtë pozitë ka të bëjë me frikën e tij se pasi i ky i fundit ta fitojë atë, mund të mos e votojë qeverinë e drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Dhe të futet në aranzhmane me subjektet tjera “opozitare”. E shkarkimi i tij thuajse do të ishte i “pamundur”. Ngase edhe në këtë rast nevojiten 80 vota. Dhe kështu Lëvizja Vetëvendosje do të mbetej pa asnjë pozitë të rëndësishme shtetërore. Se a është tejkaluar ky ankth i kryeministrit në detyrë mbetet të shihet. Por nuk përjashtohet as mundësia që edhe Famtir Limaj të jetë i pushtuar nga një frikë tjetër. Sepse vazhdimi i kësaj bllokade nuk lë opsion tjetër pos zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme. Skenar ky që kryetari i NISMA-së e ka jetike ta shmang në rrethanat aktuale, për shkak të frikës së mund të mos e kalojë pragun.

Prandaj, kurdo që pihen ato kafe shijen e tyre do ta shoqërojë një frike politike, interesat, dyshimet dhe mosbesimi që kanë të dy liderët politikë. E lëshimin sipas të gjitha gjasave do a bëjë ai që ka frikë me shumë nga ajo që e pret