Shemsedin Dreshaj, Deputet i AAK-së, në takimin informues që po mbahet në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale rreth humbjes se vajzës katër vjeçare nga Gjakova, ka thënë se akuzat janë të pambështetura në fakte, dhe i njëjti ka bërë apel të analizohet në detaje si rast.
” Brengosëse janë akuzat e pambështetura në fakte, bëj apel që ky rast i ndjeshëm të analizohet në detaje dhe pastaj të merret verdikti adekuat”, tha Dreshaj.