Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Pasi kanosi bashkëshorten e tij më thikë, burri dërgohet në psikiatri

Pasi kanosi bashkëshorten e tij më thikë, burri dërgohet në psikiatri

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Pejë, një person i cili vuan nga probleme psikike është dërguar në repartin e psikiatrisë, pasi i njëjti kishte kanosur gruan e tij me thikë.

Rasti është cilësuar si “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari është në mbikëqyrje të policisë.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është kanosur me një thikë nga bashkëshorti i saj mashkull kosovar i cili vuan nga probleme psikike. I dyshuari është arrestuar dhe me autoambulancë është dërguar për mjekim ne repartin e psikiatrisë. Viktima ka refuzuar ndihmën mjekësore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurorit që të dyshuarit i ka caktuar masën e ndalimit. I njëjti vazhdon trajtimin në mbikëqyrje të policisë”, thuhet në raportin e policisë.

Powered by WordPress