Stephanie Frappart do të ndajë drejtësinë në miqësoren mes Anglisë dhe Australisë të premten për t’u bërë gruaja e parë që gjykon një ndeshje ndërkombëtare për meshkuj në Wembley.
Gjyqtarja franceze e cila fillimisht e nisi karrierën në Ligue 2, ndau drejtësinë në disa ndeshje të Kupës së Botës vitin e kaluar.
Ajo ishte gjithashtu gruaja e parë që gjykoi një finale evropiane kur Chelsea luajti me Liverpoolin në një ndeshje të Superkupës së UEFA-s në Stamboll në vitin 2019.
Peter Elsworth, kreu i operacioneve të arbitrazhit të FA, tha: “Stephanie është një gjyqtare e jashtëzakonshme, ajo ka gjykuar në nivelin më të lartë në Francë në të gjithë Evropën dhe së fundmi në Kupën e Botës FIFA për meshkuj dhe femra”.