Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Franca zhvilloi ndeshje miqësore me klubin gjerman për të shikuar situatën e Mbappe, sulmuesi shënoi dh asistoi

Franca zhvilloi ndeshje miqësore me klubin gjerman për të shikuar situatën e Mbappe, sulmuesi shënoi dh asistoi

Kylian Mpappe ka nisur numërimin mbrapsht përpara ndeshjes së datës 25 qershor, ku Franca luan kundër Polonisë në ndeshjen e fundit të grupit D.

Les Bleus luajnë për vendin e parë së bashku me Holandën, e cila përballet me Austrinë, ku të dyja janë lider me pika të njëjta.

Objektivi është rikuperimi i Mbappes, i cili ishte jashtë kundër Holandës. Franca të shtunën zhvilloi një ndeshje miqësore kundër ekipit të Paderbornit U 21, ku luajtën lojtarët që po marrin pjesë më pak në këtë Euro 2024.

Në këtë qytet të vogël gjerman Franca ka kampin e saj bazë, ndërsa Paderborni ka klubin që merr pjesë në Bundesliga 2.

Edhe pse lojtarët rivalë janë paralajmëruar të tregojnë kujdes kur përballen me Mbappen, testi ka qenë i kënaqshëm, ku sulmuesi për 60 minuta shënoi dy herë dhe asistoi dy herë.

Franca stërvitet në Paderborn dhe ideja është që Mbappe tashmë ka filluar të integrohet në dinamikën e grupit me maskën e tij që mbron frakturën e hundës që pësoi në ndeshjen e parë kundër Austrisë.

Pa Kylian Mbappe, Les Bleus nuk mund të shkojnë më shumë se një barazim dhe brenda grupit duket qartë se prania e lojtarit të ri të Real Madridit i bën ata më të mirë në fushë

Powered by WordPress