Ditën e dielë votuesit francezë dolën në një numër të madh për raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare.
E kjo ka mundësi të bëhet shkak që partia National Rally e ekstremit të djathtë (RN) të dalë si forca më e fortë, duke dëmtuar rëndë autoritetin e presidentit Emmanuel Macron.
Pjesëmarrja ishte 59.71% rreth orës 5 pasdite nga 38.11% në atë kohë gjatë raundit të dytë të votimit në 2022, tha Ministria e Brendshme, raporton Reuters.
Ishte niveli më i lartë i pjesëmarrjes pasdite që nga viti 1981, thanë anketuesit Harris Interactive dhe Ipsos, duke ilustruar interes të fortë publik në një zgjedhje që ka polarizuar pikëpamjet politike.