Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Franca shkon në pushim me epërsi minimale ndaj Polonisë

Franca shkon në pushim me epërsi minimale ndaj Polonisë

Kanë përfunduar 45 minutat e para të ballafaqimit ndërmjet Francës dhe Polonisë.

Fituesi i kësaj ndeshje do të shkojë në mesin e tetë skuadrave më të mira në Kupës së Botës që po zhvillohet në Katar dhe pjesa e parë ka ofruar lojë mjaftë cilësore, por vetëm një gol të shënuar.

Në fakt, për disa nuanca të vogla francezët u treguan më të mirë në fushë dhe më të rrezikshëm, sidomos me dyshen sulmuesi Mbappe-Giroud.

Ky i fundit gjeti golin në minutën e 44′ me të cilin edhe ka thyer rekord te Franca duke e tejkaluar edhe legjendën Thiery Henry.

45 minutat e pjesës së dytë do të jenë vendimtare në këtë ballafaqim.   /TV Arbëria 

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Powered by WordPress