Franca i ka reaguar ashpër Qeverisë së Kosovës për veprimet në pjesën veriroe të Kosovës, duke i cilësuar ato si të njëanshme Ministria franceze e Punëve të Jashtme tha se këto veprime rrezikojnë përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë para realizimit të perspektivës evropiane të dy vendeve. Qeveria e Kosovës tha se është në të drejtën ligjore dhe se hapja e urës së Ibrit i kontribuon lëvizjes së lirë. Ndërkohë, në opozitë thonë se Qeveria po bënë veprimet për përfitime elektorale që po e vënë në rrezik të ardhmen e Kosovës.
Një varg veprimesh të Qeverisë së Kosovës në veri të vendit përfshirë edhe fillimin e testimeve për hapjen e urës mbi lumin Ibër janë përcjellë me shqetësim nga bashkësia ndërkombëtare. Përveç SHBA-së dhe BE-së, Franca përmes një reagimi i ka drenuar ashpër, siç i ka quajtur, shumëfishimin e veprimeve të njëanshme të Qeverisë së Kosovës në veri të Mitrovicës. Ministria e Punëve të Jashtme të këtij shtetit thotë se veprimet e tilla ndikojnë në jetën e përditshme të komunitetit serb.
z“Franca dënon ashpër shumëfishimin e veprimeve të njëanshme të autoriteteve kosovare në veri të vendit, të cilat ndikojnë në jetën e përditshme të komunitetit serb. “Këto veprime rrezikojnë përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë para realizimit të perspektivës evropiane të dy vendeve. Franca u bën thirrje autoriteteve kosovare që të përmbahen nga çdo veprim i ri i njëanshëm, i cili do të kontribuonte më tej në përshkallëzimin e tensioneve. Inkurajomë të dyja palët të kthehen në tryezën e bisedimeve, nën kujdesin e Bashkimit Evropian, në mënyrë që të përparojnë në zbatimin e marrëveshjes Bruksel-Ohër”, thuhet në reagimin e Francës.
Pavarësisht thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare Qeveria e Kosovës thotë se është në të drejtën e saj ligjore dhe kushtetuese përfshirë edhe hapjen e urës së Ibrit.
“Ne kemi nevojë për mbështetjen e BE-së por edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sidomos në fushën e sundimit të ligjit dhe të respektimit të marrëveshjeve të arritura në Bruksel. Mbyllja e nëntë zyrave të Postës së Serbisë të cilat kanë operuar pa licencës dhe në mënyrë ilegale, është çështje e sundimit të ligjit. Ndërkaq hapja e urës së Mitrovicës mbi lumin Ibër është çështje e lirisë së plotë të lëvizjes, sundimit të ligjit dhe respektimit të marrëveshjeve të dala nga Brukseli që në vitin 2015, përveçse kontributi i drejtpërdrejt i integrimit të mëtejmë të qytetarëve tanë”, ka thënë për rtv21 zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ndërkohë ka shprehur shqetësimin për shkak të veprimeve të pakoordinuara të Qeverisë me bashkësinë ndërkombëtare. Ai tha se Kosova rrezikon masa shtesë dhe jo largimin e atyre që ishin vendosur kohë më parë nga BE-ja. Haziri tha se Qeveria po i rrezikon raportet me aleatët për nevoja të brendshme elektorale.
‘’Një koordinim me SHBA-në BE-në dhe NATO-n është i domosdoshëm. Për Kosovën ky partneritet është oksigjen politik. Identiteti evropian i shqiptarëve të Kosovës është falë këtyre miqve, këtyre partnereve dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të rrezikohet për budallaki politike të ditës, për konsum të brendshëm politik dhe për nevoja elektorale në këtë vend. Duhet të vazhdojmë të promovojmë vetëm bashkëpunim dhe koordinimin me aleatët tonë. Procesi nuk është qëllim hapja e urës, por është qëllim që vetëm që kjo të kthehet si debat i brendshëm që qytetarët e Kosovës të zhvendosin vëmendjen e plotë nga problemet e përditshme dhe të nxirret në lajthitje kërkesat për hapjen e urës”, ka thënë Haziri.
Por, Qeverinë në Prishtinë thotë se vendosja e masave shtesë ndaj Kosovës do të ishin thellim i padrejtësisë së BE-së ndaj Kosovës.
“Masat nuk janë zgjidhje. Koha e ka dëshmuar që masat e BE-së ndaj Kosovës kanë qenë të padrejta. Ato vazhdojnë të jenë të tilla për aq kohë sa janë në fuqi. Shtimi i tyre vetëm sa do ta thellonte padrejtësinë. Në anën tjetër shtrohet pyetja çfarë masa ndërmori BE ndaj Serbisë e cila pas sulmit terrorist dhe paramilitar shpalli Ditë Kombëtare Zie për tre terroristët e vrarë në Banjskë, kreun e të cilëve, Millan Radoiçiq e strehon dhe financon? “, ka shtuar Kryeziu.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se partneriteti i Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare është oksigjen politik për Kosovën. Sipas tij Qeveria po e rrënon çdo bashkëpunim me aleatët.
“LDK-ja ka qenë, LDK-ja është për hapjen e urës. LDK-ja siç duket do ta ketë në hise për ta bërë integrimin e plotë të Mitrovicës në të ardhmen e afërt sepse kjo Qeveri po rrezikon që në lumin Ibër jo me e hap për vetura, por me mbyllë edhe për qytetarë. Nëse KFOR-i nesër del me mjete të rënda dhe i vendos telat me gjemba mbi lumin Ibër për shkak të gabimeve të Qeverisë atëherë e keni më bë pyetjen a jeni për hapje apo mbyllje”, ka thënë Haziri.
Qeveria e Kosovës ka thënës se po bënë testimet e fundit në urës mbi lumin Ibër dhe hapja e saj varët nga rezultatet e testimit.