Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Franca mbrëmë përjetoi natën më të nxehtë që nga matjet në vitin 1947

Franca mbrëmë përjetoi natën më të nxehtë që nga matjet në vitin 1947

Franca përjetoi natën më të nxehtë nga e hëna në të martë që prej fillimit të matjeve në vitin 1947, njoftoi agjencia kombëtare meteorologjike.

Treguesi kombëtar i temperaturës – një mesatare e matjeve nga 30 stacione në të gjithë Francën – arriti në 21.6°C, sipas të dhënave paraprake të marra të martën në mëngjes.

Rekordi i mëparshëm ishte 21.4°C, i regjistruar më 25 korrik 2019, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Ndërkohë, në Mbretërinë e Bashkuar janë lëshuar paralajmërime të rralla “të kuqe” për shkak të temperaturave ekstreme që pritet të arrijnë nivele rekord për muajin qershor gjatë kësaj jave, ndërsa një valë e fortë e të nxehtit po përfshin Europën.