Franca ka reaguar pas vendosjes së barrikadave nga serbët në veriun e Kosovës.
Në një deklaratë të Ministria e Jashtme, shpreh shqetësimin lidhur me situatën e krijuar atje.
MPJ-ja franceze e dënon fuqishëm sulmin mbi policët e EULEX-it dhe aktet e tjera të dhunës.
“Palët të tregojnë përmbajtje maksimale dhe ndjenjë të përgjegjësisë për t’i ulur tensionet” thuhet në deklarimin e Ministrisë së Jashtme të Francës.
Franca inkurajon Kosovën dhe Serbinë që të vazhdojnë me dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
“Franca e mbështet plotësisht ndërmjetësimin evropian, i cili duhet të bëjë përparim në një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe të bëjë përparim në perspektivat e të dy vendeve për një të ardhme në Evropë”.
Diplomacia franceze në reagim thekson se do të bisedojë për këtë çështje me homologët e saj evropianë në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, që po mbahet në Bruksel.
E marta, është dita e katërt e vendosjes së barrikadave në veri në afërsi të pikave kufitare me Serbinë.
Kjo për shkak të arrestimit të një ish-policit Dejan Pantiq, i cili dyshohet se sulmoi policinë në Zveçan ku mbeti i plagosur një zyrtar policor. /TV Arbëria